Pjesa e juglinodre e vendit pasdite pritet të përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në pjesë tjera të vendit paralajmërohet mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pjesët malore vijojnë të jenë të mbuluara nga shtresa e dëborës. Pavarësisht reshjeve të fundit të borës, agrometeorologët njoftuan se nuk do të vijë deri tek shkatërrimi i plantacioneve. Përmirësim të kohës paralajmërohet nga mesi i javës së ardhshme.

“Deri në fund të ditës do të kemi reshje të kohëpaskohshme në vendet më të ulëta, ndërsa në vendet më të larta do të ketë edhe reshje të borës. Në fund të ditës në pjesët jug-lindore të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu. Nga e mërkura vijon kohë stabile e thatë me rritje të temperaturës ditore – tha Lena Jovanovska, Enti Hidrometerologjik./Alsat-M/