Kryeministri Zoran Zaev thotë se vaksinat të cilat shteti do ti siguroje nga Serbia mund të arrijnë më shpejtë në vend për dallim prej vaksinave tjera që kemi porositur, shkruan 360 shkallë.

“Në mëngjes përsëri komunikova me kryeministren Brnabiç. Një kërkesë e dytë I është dërguar “Fajzer” në New York për të dhënë pëlqim që të mund vaksinat të dalin nga Serbia. Ne si Qeveri gjithashtu kem intervenuar përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Besoj se kjo do të miratohet” tha Zaev.

Ai foli edhe për mënyra tjera të sigurimit të vaksinës, si dhe potencoi se në mesin apo në gjysmën e dytë të shkurtit, pritet të arrijnë në vend vaksinat e para të cilat Maqedonia e Veriut ka siguruar me kontratë drejtpërdrejt me “Fajzer”. Së pari, duhet të arrijnë 5,850, ndërsa më tutje do të ketë 14,500 vaksina. Gjithsej, nga kontrata e drejtpërdrejtë me kompaninë duhet të marrim 800,000 doza.

“Përveç sistemi Kovaks të cilin e presim deri në fund të javës të kenë përgjigje precize dhe drejtpërdrejt nga kur ti presim vaksinat, pres që këtë javë edhe nga Komisioni Evropian diçka të ne në lidhje me ndarjen solidare të një sasie vaksinash” shtoi Zaev.