Liderët e Aleancës për Shqiptarët këto ditë po qëndrojnë në shtetet skandinave ku po realizojnë takime me mërgimtarët shqiptarë. Mbrëmë Vesel Memedi i RDK-së dhe Ziadin Sela i LR-PDSH-së, qëndruan në Oslo të Norvegjisë, ndërsa sonte janë pritur shumë ngrohtë në Kopenhagë.

Politika aktuale në Maqedoni dhe gjendja e mjerueshme e shqiptarëve ishin tema kryesore e takimit. Të dy liderët sqaruan para mërgimtarëve se opozita shqiptare në Maqedoni është bashkuar dhe ky bashkim quhet Aleanca për Shqiptarët dhe se kjo Aleancë do ti bëjë ballë në zgjedhje BDI-së. Gjithashtu sonte rreth orës 21:30 do të realizohey edhe një tjetër takim në Danimarkë, me kërkesë të një shoqate shqiptare që vepron në Kopenhagë.

Ndryshe, Aleanca ka vazhduar takimet me bashkëatdhetarët në vendet skandinavike. Pas takimit të mbrëmshëm në Oslo të Norvegjisë ditën e nesërme (e diel) Aleanca për Shqiptarët do të zhvillojë takim me bashkëatdhetarët në Malmo të Suedisë nga ora 16:00.

10411807_1246508698698648_8088523267740654259_n 10933764_1246501112032740_4951255867413251777_n 12715642_1246498195366365_8699350012973234481_n 12744024_1246497965366388_1734403800139940820_n