Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi, bashkë me ekipin e tij, si dhe në përcjellje edhe të deputetes së ASH-së, Ilire Dauti, që është edhe banore e Strimnicës në kuadër të fushatës zgjedhore sonte kanë zhvilluar aktivitete zgjedhore në fshatin Strimnicë.

Para qytetarëve të shumtë, kandidati Ziberi shpalosi programin zgjedhor si dhe projektet që do të realizojë gjatë mandatit të ardhëshëm katër vjeçar jo vetëm në Strimnicë, por në të gjithë komunën.
Me këtë rast në fjalën e tij, para pranishmëve Ziberi tha se ky vendbanim i komunës së Zhelinës është ndër vendbanimet më të rëndësishme të komunës, që falë, bizneseve të shumta që operojnë këtu, dhe një rinie të mrekullueshme që do duhej te ishte shembull edhe për vendbanimet tjera, i kanë dhënë një shije të bukur këtij vendbanimi.

Poashtu, kandidati ZIBERI, falënderoj edhe lavdëroi kontributin e mërgimtarëve të këtij fshati, për ndihmën që kanë dhënë për realizimin e projekteve të ndryshme në fshat, projekte këto që do duhej ti realizonte komuna, por fatkeqësisht kryetarët e deritanishëm të komunës paaftësinë e tyre për të siguruar mjete financiare për realizimin e shumë projekteve, shpëtimin e tyre e kanë gjetur duke ju marrë para juve qytetarëve të Strimnicës edhe atë në emër të kofinancimit.

Pa dashur të hy më thellë në detaje, vetëm do tua të ju përmendi projektin e ujësjellësit dhe kanalizimet që ju vet keni ndërtuar dhe paguar me para të majme, kurse ata që kanë menaxhuar më komunën pa fije turpi përvetësojnë mundin tuaj duke u lavdëruar në debate televizive se ata paskan ndërtuar ura, ujësjellës e kanalizime.

Prandaj unë ju sigurojë, se për dallim nga ata ne kurrë nuk do të ju kërkojm para, po do të sigurojmë mjete mjaftueshme nga buxheti i shtetit, buxhet për të cilin ne gjithë bashkë kontribuojmë, dhe që duhet të na kthehen në investime për projekte kapitale, që të gjithë banorëve tu sigurojmë një jetë të dinjitetshme.

Unë ju siguroi se qeverisja jonë do të garantojë transparencën , llogaridhënien, sepse ne kemi dijen e nevojshme, si dhe staf të përgatitur që prioritet do të kenë gjithmonë punën, dhe shërbimin më të mirë për qytetarët e komunës sonë.

Ne ju garantojmë se ne do të përkujdesemi maksimalisht që të krijojm kushte sa më të mira në shkollat tona, do ta depolitizojmë arsimin, do ta departizojmë komunën, do të ndërtojmë dhe do të mirëmbajmë rrugët në çdo stinë të vitit, tha Ziberi.

Unë, besoj fuqishëm, se mbështetja juaj që na e jepni, mbështetjen që ja jepni deputetes Ilire, si dhe këtyre djemve dhe vajzave të mrekullueshme të Strimnicës do të jenë vendimtare për fitoren tonë me 17 tetor.