Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është para vendimeve të mëdha.

Trajneri i Real Madridit ballafaqohet me një sfidë të madhe të përzgjedh se cilët futbollist t’i pushojë në ndeshjen kundër Getafes në La Ligë.

Kjo për shkak të duelit në horizont me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve, të martën.Zidane është nën presion për të ngushtuar disavantazhin ndaj liderit të La Ligës, Barcelona.“AS” shkruan se Zidane duhet ta bëjë këtë duke e zgjidhur problemin e rotacionit në ekip mes La Ligës dhe angazhimeve në Ligën e Kampionëve.