Raporti Evropian për përparimin e Maqedonisë në vitin 2016, mjaft qartë, kritikave serioze ju nënshtrohet një pjesa nga Kriteret kryesore të Kopenhagës nga viti 1993. Me këtë raport de fakto konfirmohet edhe një herë ajo që paralajmëronin me kujdes nga UE në dy vitet e fundit, ndërsa zëshëm, nga analistët vendas dhe politikanët grek- që nuk është vetëm Greqia tashmë pengesë për fillimin e negociatave, njofton Portalb.mk.

 

Në raport deri tash, ka kritika edhe për segmente tjera të politikave publike të Maqedonisë dhe për gjendjen aktuale, mes tjerash, edhe për një nga adutët e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, shëndetësinë. Përveç vërejtjeve për politikat për menaxhimin e sëmundjeve ngjitëse s HIV/SIDA, ja vlerësimi për investimet në shëndetësi.

Edhe pse, ekzistojnë investime dhe trajnime në shëndetësinë publike, kjo nuk bëhet në mënyrë sistemore: për shembull, pajisje të reja instalohen në objekte nën standardet e lejuara, ndërkaq në objektet tjera shëndetësore, mungojnë kuadër i mirëfilltë për trajnime.

Vendosja e regjistrit elektronik shëndetësor është filluar, por kartela shëndetësore elektronike ka ngelur gjysmë funksionale – . thuhet në pjesën e raportit për shëndetësinë në faqen e 76 të Raportit.

BDI: Jemi munduar të implementojmë programin tonë për shëndetësi

Ne me çdo kusht në periudhat që kemi qenë pjesë e qeverisë jemi munduar të implementojmë programin tonë për shëndetësi, shkruhet në programin e BDI-së.

Gjithashtu BDI shkruan se pjesërisht mund të mburremi se në periudha të caktuara kemi mundur të implementojmë më shumë se ç’kemi planifikuar, por në disa sfera dhe në disa periudha kohore, pa dëshirën tonë, edhe përkundër insistimit tonë, prapëseprapë nuk kemi arritur të realizojmë programin në tërësi. Krejt kjo si pasojë e situatës së përgjithshme po edhe konkrete në sektorin e shëndetësisë, në vendin tonë, por edhe si pasojë e turbulencave ekonomike politike në vend dhe më gjerë.

“Ne premtojmë përkrahje financiare e ambulancave dhe poliklinikave në nivel primar, me analogji të përkrahjeve të bizneseve të vogla dhe të mesme, zbutjen e politikave ndëshkuese, për shkak se dënimi duhet të jetë masë disiplinore për rritjen e kualitetit të shërbimit shëndetësor, rritje e kapitacionit për ambulancat private, do të lehtësojmë punët e përditshme të mjekut në mjekësi primare, duke e thjeshtëzuar dhe shkurtuar transferin e pacientëve kur mjeku amë e lëshon institucionin ku punon, gjithsesi duke e ruajtur të drejtën e pacientit si dhe preferencat e tija në zgjedhjen e mjekut amë.

Ndërtimi ose rikonstruimi i ambulancave në vende rurale, përforcimi i ekipeve me personel mjekësor, aparatura mobile si dhe medikamente të nevojshme, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa me të shpejta dhe cilësore në vendbanimet rurale në të cilat nuk ka mjek amë” thuhet në platformën e BDI-së.

Rilindje me Besë: Ne do të bëjmë ndërtimin e një sistemi shëndetësor të kapshëm, cilësor dhe financiarisht stabil

Për sa i përket gjendjes së deritanishme në sistemin shëndetësor, Republika e Maqedonisë radhitet në fund të listës në suaza botërore, ndërsa në Evropë, sipas indeksit të shërbimeve shëndetësore, është ranguar e fundit, qëndron në platformën e Rilindje me Besë.

“Ne do të bëjmë ndërtimin e një sistemi shëndetësor të kapshëm, cilësor dhe financiarisht stabil, që e ka në qendër të vëmendjes shëndetin e qytetarit, si edhe fuqizimi i shëndetësisë publike efikase dhe efektive, por edhe sigurimi i shërbimit primar shëndetësor për çdo qytetar dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet publike shëndetësore, do të punojmë në krijimin e kushteve që do të mundësojnë rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor me kënaqësi të ndërsjelle të pacientëve dhe personelit mjekësor; profesionalizmin në shëndetësi kundrejt partizimit në institucionet publike shëndetësore; shëndetësi publike efikase dhe efektive, e cila do të jetë konkurrente me institucionet private shëndetësore; sigurimi i shërbimit primar shëndetësorë për çdo qytetar, pra edhe në viset rurale, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet publike shëndetësore konform ligjeve në fuqi”, thuhet në programin parazgjedhor të Rilindje me Besë.

Aleanca për Shqiptarët: Ne garantojmë që ky kaos në shëndetësinë tonë do të marr fund

Aleanca për Shqiptarët është e vetëdijshme për gjendjen e rëndë në shëndetësinë shqiptare në vend. vërehet një diskrepancë e madhe në ndarjen e mjeteve buxhetore për institucionet shëndetësore në perëndim të vendit.

“Këto spitale nuk janë të furnizuara me pajisje të nevojshme për kujdesin shëndetësor të popullsisë. Vërehet një diskriminim i vazhdueshëm i kuadrit shqiptar. Ne garantojmë që ky kaos në shëndetësinë tonë do të marr fund brenda mandatit të parë të qeverisë. Aleanca për shqiptarët pas shumë analizave ka ardhur në përfundim se institucionet shëndetësore në Maqedoni (Ministria e shëndetësisë, fondi i shëndetësisë, Oda e mjekëve) nuk zhvillojnë aktivitete të koordinuara, gj që dëmton funksionimin e shëndetësisë në përgjithësi. Aleanca do të angazhohet në hartimin e buxheteve sipas shërbimeve, do të ndërtojë mekanizma për të kthyer dinjitetin e institucioneve të lartpërmendura dhe do të mbrojë përparimin e profesionalizimit dhe detyrimeve dhe të drejtave etike.

VMRO: Do të vazhdojmë me tempo të shpejtë në investimin e secilit segment të shëndetësisë

Sigurim shëndetësor për çdo banorë dhe zhvillim në kontuinitet të kualitetit të shërbimeve shëndetësore, janë një nga prioritetet kryesore të VMRO-DPMNE-së, thuhet në platformën e kësaj partie.

“Do të vazhdojmë me tempo të shpejtë në investimin e secilit segment të shëndetësisë. Investimet në shëndetësi janë investime të tanishme dhe të gjeneratave të ardhshme, investime në popull të shëndosh, në shoqëri të shëndosh.

Vazhdojmë me investimin në sistemin shëndetësor:, infrastrukturën shëndetësore, paisje me aparate më bashkëkohorë shëndetësor si dhe me zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive  të kuadrit mjekësor.

Jemi fokusuar në praktikimin dhe zhvillimin e punëtorëve të shënetësisë në qendra me renome jashtë vendit. Trajnimet në perëndim janë mundësi e shkëlqyer për mjekët maqedonas të marrin njohuri të reja në hap me trendet botërore në mjekësi, dhe më pas punën e tyre ta bëjnë në vendin e tyre do të thotë në Maqedoni dhe kështu do të krijojnë metoda të reja për qëllim përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Deri më tani janë dërguar mbi dy mijë e pesëqind të punësuar në shëndetësi për edukim në qendra mjekësore në Evropë, SHBA, Australi, Kanada etj.

Ne do të kujdesimi që shërbimet shëndetësore të jenë kudo, pa marrë parasysh se a jetojnë banorët në vende rurale apo urbane. Qëllimi jonë është që banorët të kenë sa më afër qendra shëndetësore, duke mos pasur nevojë për ushëtim në qytet tjetër. Për ndonjë incizim apo diçka të tillë. Kështu do të ulimin edhe numrin e harxhimeve si dhe kohës dhe energjisë.

LSDM: Ne do të krijojmë shëndetësi publike kualitative të kapshme për të gjithë

E dimë që furnizimi i ilaçeve krijohet sipas interesave biznesore të farmacive dhe jo sipas kualitetit dhe efikasitetit të ilaçeve, shkruan në programin e LSDM-së, sa i përket gjendjes momentale në shëndetësi.

“Pacientët për shërbime shëndetësore sillen andej këndej, kurse të sëmurit lutën për ndihmë, dhe të njëjtit janë në listat e pritjes, e cila nuk ka fund. Një nga komponentat më të rendësishme të shëndetësisë është se mjekët në mënyrë masive largohen në shëndetësi private dhe shumica e tyre edhe jasht vendit.

Ne do të krijojmë shëndetësi publike kualitative të kapshme për të gjithë, në të cilën do të punojnë mjek kualitativ dhe profesionist. Do të udhëheqim me mjekim falas për të gjithë qytetarët, participimin do e heqim. Do të sigurojmë mjek amë dhe gjinekolog për secilën grua shtatzënë. Në listat pozitive do të ketë minimum një ilaç falas, do të zgjërojmë listën pozitive të ilaçeve së paku një herë në vit”, thuhet në platformën e LSDM-së.