Në çajtore u mbajt mbledhja që zgjidh duhet të zgjidh hallin e mbi 250 mijë banorëve për çështjen e mbeturinave. Marrëveshja të cilës u tha se iu vu kapak, mbrëmë përsëri nuk arriti të vihet në praktikë.

E zezë në të bardhë, marrëveshja thotë se kamionët me mbeturina nga Komuna e Tetovës duhet të shkarkohen nga ora 01 e mëngjesit e deri në orën 06.

Por bartësit e mbeturinave ishin pranë deponisë “ Rusino” në orën 22h, gjë që nuk u mirëprit nga banorët.

Këta të fundit deri në 5 të mëngjesit bllokuan rrugën për kamionët e Ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës.

Kryetari i bashkësisë Lokale të Banjicës së poshtme, Nasir Asipi thotë se marrëveshja dy herë është shkelur nga Komuna e Tetovës brenda tre ditëve, dhe për këtë arsye nuk do të ketë më tolerime.

“Bllokadat do të hiqen, kështu u morëm vesh me Hyseinin. Marrëveshja do të respektohet. Sontë do të fillojnë të bartin mbeturinat”, u shpreh Nasip Hasipi, Kryetarë i bashkësisë lokale Bajnicë..

Edhe pse orari për të cilin janë marrë vesh për bartjen dhe shkarkimin e mbeturinave është nga ora 1-6 deri në të mëngjesit drejtori I Ndërmarrjes Publike Komunale Të Tetovës, Xhelal Ceka, tha se procesi do të fillonte në orën 22:00.

“Realisht marrëveshja është që sonte nga ora 22 të fillohet me bartjen e mbeturinave”, tha Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetova.

Nga Komuna e Tetovës iu japin të drejtë banorëve të Banjicës së Poshtme për bllokimin e rrugës dhe pengimin e kamionëve.

Sipas kryetarit të këshillit Komunal të Tetovës, pati një vonesë në pastrimin e trasesë së rrugës.

“kemi verifikuar situatën në terren dhe e gjitha traseja është e pastruar që ishte një nga pikat kryesore dhe rampat për kontroll janë vendosur, dhe jemi marrë vesh të ju përmbahemi të gjitha pikave”, tha Hisen Xhemaili, Kryetarë i Këshillit Komunal të Tetovës.

Kërkesa tjetër e banorëve të fshatit më të afërm me deponinë, ishte që të groposen mbeturinat e tubuara deri më tani në Rusino.

Për ndryshe, banorët kërcënuan se do ta bllokojnë përsëri rrugën në shenjë proteste për jokorrektësi, nga ana e organeve kompetente.

https://youtu.be/oDGphU8Yr_A?t=3