Shkruan Qenan Aliu

Procedurat dhe Demokracia nuk janë pronësi e Mickovskit dhe Vmro-Dpmne-së,ata vlejnë për të gjithë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe kushtetutën,ndërkaq është e drejtë e tyre se si do të vendosin,do të bëjnë fushatë apo jo. Listat zgjedhore të subjektëve që kanë aplikuar për zgjedhjet e 12 prilli të cilat u anuluan për shkak të Pandemisë globale janë të VËRTETUARA nga KSHZ, andaj tërheqja administrativisht nga gara është e pa mundur. Të gjithë subjektet (koalicionet) do të figurojnë në FLETVOTIM, është çështje tjetër se ndonjë nga subjektet eventualisht proklamon se nuk garon në zgjedhje, apo thirja evenruale për bojkot do të ishte e pa kuptimtë dhe paradoksale.

Pa dyshim se një veprim eventual i tillë nuk do të ishte e shëndetshme për demokracinë, por kjo më së shumti do ta dëmtonte subjektin që shmanget nga gara zgjedhore.Ndërkaq procesi zgjedhor do të ishte plotësisht legal dhe legjitim.

Po të ishte ndryshe, atëherë nuk do të kishte zgjedhje asnjëherë nëse një subjekt politik do ti bojkotonte ato.

Prandaj demokracia është dialogim i vazhdueshëm, por pa shkelur ligjet dhe afatet ligjore.Edhe kur nuk arrihet konsensus për një çështje përkatëse, nuk lejohet shkelja e afateve por shkohet në veprim. Në të kundërtën shteti do të mbetej shpesh peng i vullneteve politike të të parëve të partive politike. E demokracia kushtetuese nuk toleron të mbisundoj vullnet volunter i ndonjë lideri mbi kushtetutën.

Taktikat, dëshira dhe ineteresat perosnale dhe partiake të liderëve nuk mund të jenë mbi dekretin me fuqi të ligjit, i cili thotë se ngrihen veprimet jurdike dhe afatet ligjore lidhur me zgjedhjet e 12 prillit për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga Pandemia globale, NDËRSA të njëjtat do të vazhdojnë të zhvillohen aty ku kanë mbetur MENJËHERË pasi të shmanget gjendja e jashtëzakonshme. Pra zgjedhjet e parakohëshme sipas kushtetutës duhet të mbahen brenda afatit prej 60 ditëve, nga ky afat kanë mbetur edhe 22 ditë. Që nënkupton se në ditën që ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme të dielën e fundit të afatit 22 ditorë zgjedhjet duhet të realizohen. Dhe kjo fare nuk ka të bëjë me ate se çka bisedojnë të parët e partive në forumin e ashtuquajtur,, Takim i liderëve,, !