Procedura për shkelje kundër televizioneve “Alfa”, “Kompani 21-M” dhe “Star” parashtroi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale (ASHAA) mbi bazën e raporteve nga monitorimi i kryer për përfaqësimin zgjedhor mediatik gjatë fushatës zgjedhore, në pajtim me Kodin Zgjedhor, përcjell Fol.

Procedura për shkelje kundër TV “Alfa” është për shkak të mbulimit të pa ekuilibruar të Zgjedhjeve Lokale 2017, në programin e përgjithshëm, në dhjetë ditët e para të fushatës zgjedhore.

TV “Kompani 21-M” dhe TV “Star”, kanë transmetuar reklamim politik të paguar në programet e veçanta informative : Në emisionin “Click plus”, i transmetuar më 4 tetor në TV Kompani 21 dhe në dy botime në “24 e Hapur” , i transmetuar më 4 dhe 5 tetor të këtij viti.

Raportet nga monitorimi i radiodifuzerëve janë të aksesueshme në uebfaqen e Agjencisë www.avmu.mk. /Fol/