Nga Altrim Mamuti- Shumi

Ministri i LSDM-së paska deklaruar se duhet të zhvishemi nga koncepti nacionalist, pa i dhënë një përgjigje të vërtetës se kush janë prodhuesit e vërtet të nacionalizmit në Maqedoninë e veriut. I nderuar Edmond, ministër për diasporë në Qeverinë e Zaevit. Po ju drejtohem me disa fakte dhe argumenta se prodhuesit e nacionalizmit duhet t’i kërkoni tek partia jua dhe partitë maqedonase. Po ju rikujtoj se pikërisht liderët tuaj historik të LSDM-së, si i ndjeri Kiro Gligorov dhe më vonë Branko Cërvenkovski ishin ata që kultivonin nacionalizëm duke rrënuar të drejtat e shqiptarëve. Partia juaj konkretisht u mor me statistika dhe modele zgjedhore që shqiptarët të përfaqësohen sa më pakë në Parlament, duke minimizuar forcën reale elektorale të Partisë për Prosperitetin Demokratik të Nevzat Halilit më 1992. Kjo a është nacionalizëm apo çka? Mos harrojmë qasja e partisë suaj për Universitetin e Tetovës dhe ngjarjet e Gostivarit 1997 ishte kulmi i antishiptarizmës, duke shkaktuar dhe vrasje vetëm pse kërkonin shkolla e flamur. Vallë a nuk është nacionalizëm kjo? Pas vitit 2001, LSDM i shkaktoj dëme të mëdha Marrëveshjes së Ohrit dhe realizoj montimin e sopotasve, loboj sa mundi dhe i’a arriti ti kthej rastet e montuara nga Haga për ushtarët e UÇK së, a nuk është nacionalizëm edhe kjo. I nderuar e keni dhe oponencën VMRO e cila po ashtu jo vetëm që prodhon nacionalizëm por në shumë raste kundrejt shqiptarëve ka dhe qëndrime fashiste e cila duhet të kërkojë falje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për të bëmat 10 vjeçare të qeverisjes së sajë.

Aleanca për Shqiptaret prodhon një politikë reale e cila do të demisionon planet famëkeqe për shqiptarët dhe do të mbjell barazinë. Edmond gjithçka që kemi fituar ne shqiptarët në Maqedoni, e kemi fituar me gjak dhe sakrificë. Ta dish se edhe më 27 prill, kur u gjakos Parlamenti synimi ishte likuidimi fizik i kryetarit të Aleancës për shqiptarët z. Ziadin Sela. Lind pyetja pse pikërisht ai, ja po ju tregoj: sepse nuk u korruptua dhe nuk u shit që të bëjë shumicë me Gruevskin dhe Vmron e tij fashiste e nacionaliste, si dhe me partnerin tuaj të sotëm BDI të cilët luteshin vetëm që të korruptohet lideri ynë dhe ata të vazhdonin me VMRO-në. Ne e ndalëm edhe Gruevskin edhe ata që ju sot i amnistoni dhe përkëdhelni. Edmond, shqiptarët nëse i kërkojnë të drejtat e barabarta nuk duhet të ju duket nacionalizëm, por realizëm politik, barazi dhe shoqëri për të gjithë siç po premtoni ju në vazhdimësi. Vetë kryetari juaj kur ishte në opozitë konstatoi se shqiptarët shkilen dhe ju premtoi barazi, e sot kur ne kërkojmë të realizohet ai premtim për barazi, ju e quanu nacionalizëm. Prodhuesit e konceptit nacioanlist kërkoni në kampin politik maqedonas, e në disa raste të caktuara mund të thuhet se i keni edhe në rradhët tuaja.
Autori është kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë