Dihet shumët mirë që kur një femër gjen buzëkuqin, pudrën apo rimelin e përsosur, ajo do e përdorë çdo ditë deri sa produktit kozmetik t’i vijë fundi.

Por mesa duket disa tualete, sado cilësore të jenë thjesht nuk duhen përdorur shumë shpesh, ndaj bëni pak pushim me 6 produktet e mëposhtme.

Shampo e thatë

Ndonëse ky produkt mund t’ju shpëtojë në rastet kur ju duhet të bëni një dush të shpejtë, por nuk mundeni, duhet të dini se përdorimi i tepruar dëmton flokët tuaja. Ky produkt nuk duhet përdorur më shumë se dy ditë radhazi.

Balsamët e pasur me proteina

Ky produkt nuk duhet përdorur më shumë se një herë apo dy herë në javë sepse trajtimet me proteina mund të prishin balancën e pH të flokëve duke shkaktuar një efekt të kundërt me të atë mirëmbajtjes.

Primeri

Primeri është produkti që vendoset përpara kremit pudër, por përmbajtja e tij mund të bllokojë poret duke shkaktuar jo pak probleme,transmeton Living.al.

Rimeli kundër ujit

Në ndryshim nga formulat e tjera , rimeli kundra ujit priret të thajë së tepërmi qeprikë, ndaj përpara aplikimit të tij duhet t’i lyeni qeprikët me një mbrojtës.