Shkruan Arflet Selmani

E meta jonë kryesore është harresa e shpejtë.

Kujtojmë dhe lartësojmë matrapazët , ndërsa mendjendriturit si ju i harrojmë dhe mundohemi t’i nënçmojmë!
Unë sinqerisht, jam ndjerë me dhimbje shpirti këto kohët e fundit. Ju ishit ai që ju kundërvut dhe u ngritët fuqishëm e ballëlartë përpara stuhive shkatërrimtare dhe vdekjeprurëse të asaj kohe… vetëm e vëtëm për të vendosur themelet e tempullit të dijes në këto anë.

Ne sot çpo bëjmë?

Na dhe gjënë më të fuqishme dhe më të çmuar për një popull, Arsimin. Por ne sot nga po e çojmë?

Vepra e juaj nuk mund të peshohet, është e pamundur. Sepse ajo sa vjen e shtohet, rritet dhe zgjerohet gjithandej.
Profesor sinqerisht na falë, mundohuni që të na kuptoni, sepse akoma çalojmë në të gjitha aspektet. Akoma e bardha me të zezën na duken e njëjtë.
Gjashtë vite pa ju ikën, dhe do ikin edhe shumë të tjera, por ju do të jeni gjithmonë ne mesin tonë. Sepse personat si ju nuk kanë lindur për të vdekur!
Ata/Ato, të cilët jua dinë vlerën u mbajnë në mendje e zemër gjithmonë. Ndërsa pjesa tjetër që kanë kotësirat për qejfi… nuk ke çfarë kërkon më tepër prej tyre.
Na falë, sinqerisht na falë!