Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Maqedonisë Profesor Dragi Rashkovski nga Fakulteti Juridik është emëruar sekretari i ri i përgjithshëm i Qeverisë, konfirmojë burime nga qeveria për TV 24 Vesti. Duhet të emërohet edhe zëvendësi i tij që do të jetë nga rradhët e BDI-së. Sipas të gjitha gjasave në këtë pozicion do të ngelet zëvendësi aktual Tahir Hani. Megjithatë, sipas burimeve nga Qeveria, zëvendësi nuk do të emërohet në seancën e sotme.

Në tavolinë kanë qenë edhe ndryshime në pozicione udhëheqëse të eshalonit të dytë dhe të tretë. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se dyert e Qeverisë janë të hapura gjithmonë për qytetarët, poashtu ai ka paralajmëruar edhe debat për prishjen e gardhit rrethues të qeverisë.