Profesoresha universitare, Besa Kadriu në mënyrë të hapur ka dalë në mbështetje të Bilall Kasamit në garën për Tetovën. Profesoresha Kadriu duke elaboruar një thënije të një studenti nga SHBA-të tha se një mandat i tretë nuk i lejohet as funksionarëve e bashkiakëve që në mandatin e tyre kanë qenë shumë të sukseshëm, shkruan Monitor.mk. Profesoresha ka përmendur edhe rastin e papërgjegjshmëria e inagurimit pa kontroll të “Spitalit Modular”, që shkrumosi 14-të jetë njerëzish. Sipas sajë, ky rast i shqetësoi dhe preu shumë zemra shqiptare.
Para se të përfundoj statusin, ajo ka bërë ftesë për mobilizim dhe ndryshim, raporton Monitor.mk
Statusi i plotë:

Se në çfarë mase janë të interesuar qytetarët e Tetovës për ndryshimet në komunën e tyre më dha shkas një studentë i shkëlqyeshëm i cili po demonstronte një përvojë nga SHBA-të…
Ai me të drejtë thoshte se një mandat të tretë nuk u lejohet edhe atyre funksionerëve; bashkiakëve që kanë qenë shumë, shumë të suksesshëm në mandatin e tyre, e jo edhe atyre që kanë premtuar me vite dhe nuk kanë bërë gjë që të duket në publik.
Më falni; ajo që duket tek udhëheqësit e komunës tonë është ndërtesa shumëkatëshe edhe grandioze pranë Shkollës fillore “Liria” dhe të bëma të tjera në Shkup, Stamboll e gjetiu në adresë të huaj!
Ajo që shqetësoi dhe preu shumë zemra të shqiptarëve ishte edhe papërgjegjshmëria e inagurimit pa kontroll të “Spitalit Modular”, që shkrumosi 14-të jetë njerëzish dhe për të cilët nuk dha llogari asnjë funksikner i BDI-së është edhe një pandërgjegjshmëri politike që mund t’a bëjë vetëm një shpirtkazëm ose një finok/e që i intereson vetëm Kolltuku i vetë dhe asgjë tjetër!
Kush është sot ai njeri që me vetëdije do përkrahë ata zullumqarë që me vite sfiliten herë djathtas e herë majtas dhe shesin patriotizëm të madh mbi kurriz të popullaatës kur dihet se qytetarët e Tetovës ende janë pa ujë të pijshëm, me taksa më të mëdha për higjenën se çdo komunë tjetër e që për çdo ditë shihen kontonirë të pa zbrazur e qenë endecak në çdo cep të rrugës duke sulmuar fëmijët e vegjël që shkojmë më shkollë!
Të nderuar qytetarë; a duhet ende të hamendemi përpara kësa situate?
A duhet të mobilizohemi që t’a heqim qafe këtë strukturë të vjetë?
Detyrimisht që po!
Ndaj; ju lutem bëni zgjedhjen e duhur dhe jepni shanse reformës që premton vizion të qartë për Tetovën….