Një profesor i drejtësisë në Pekin, i cili kritikon hapur presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe Partinë Komuniste në pushtet, u lirua të dielën pas gjashtë ditëve të paraburgimit, thonë miqtë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Xu Zhangrun, profesor i drejtësisë në Universitetin Tsinghua, u lirua nga autoritetet të dielën në mëngjes, megjithëse ishte nën mbikëqyrje dhe nuk ishte i lirë të fliste publikisht për atë që i ndodhi.

Zhangrun ishte arrestuar të hënën, derisa motivi nuk u bë i ditur, megjithëse sipas disa informatave, ai akuzohej për kërkesë prostitucioni.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast miqtë e tij e quajtën arsyen si “qesharake”

Profesori i drejtësisë, kishte kritikuar gjithashtu qeverinë edhe për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit në vend.

Ndryshe, liria e shprehjes në Kinë është mjaft e kontrolluar, ndërsa ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë të përballen prapa grilave.