Dibra është në prag të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë ku një ndër kandidatët është urologu dibran, dr. Hekuran Duka, njeriu i palodhshëm i cili me përkushtimin e tij i shërbeu Dibrës edhe dibranëve dhe atë fillimisht duke ushtruar profesionin e tij në fshatrat e Dibrës si mjek i pergjithshëm, për të vijuar me pas punën në spitalin e qytetit si urolog i suksesshëm të cilën e ushtron edhe sot krahas detyrës se tij si Kryetar i Komunës.

Gjatë mandatit të tij dyvjecar dëshmoi sukses në menaxhimin e komunës në të gjitha sferat.

Duhet patur parasysh se veshtirësitë ishin të mëdha shkaku i pandemisë e cila e izoloi në mënyr të vecantë qytetin e Dibrës.

Por ai me përkushtimin e tij, bëri të pamundurën dhe së bashku me dibranët e kaluan edhe këtë sfidë.

Duhet vlerësuar gjithashtu edhe modestia e tij së cilës i ka qëndruar besnik edhe pas zgjedhjes se tij si Kryetar, duke u kujdesur për të gjithë qytetarët duke dëgjuar hallet edhe kërkesat e tyre.

Pikërisht për këtë arsye bashkëqytetaret e tij pritet ta përkrahin që Dibra të vazhdon nën udheheqjen e tij.