Punësim në afat të gjatë të grave të papuna mbi 40 vjeç, trajnim për kujdestare për kujdes për persona të moshuar në kushte shtëpiake dhe nxitje të partneritetit publiko-privat parashikon projekti Krijim i mundësisë për punësime të reja të gruas” të cilin sot e prezantoi Kryqi i Kuq i Maqedonisë së bashku me shoqatën “Humanost”, i financuar nga BE-ja.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq i RM-së Sait Saiti informoi se përmes këtij projekti do të rritet integrimi në afat të gjatë të grave të papuna në tregun e punës, si dhe zhvillim të dijenisë dhe aftësive në afat të gjatë të grave të papuna për sigurim të shërbimeve mobile sociale për persona të moshuar në shtëpitë e tyre.
“Ekziston nevojë nga zhvillimi dhe zgjerimi i mëtejmë i programeve për trajnim për kujdestare për sigurim të llojit të tillë të shërbimeve në Shkup, por gjithashtu edhe në komunat e tjera në brendësinë e vendit. Duke e shqyrtuar këtë gjendje Kryqi i Kuq i RM-së me këtë projekt do të mundësojë të përforcohen kapacitetet në afat të gjatë të grave të papuna, të cilat janë një nga kategoritë më të rrezikuara”, theksoi Saiti dhe shpjegoi se ato do të marrin certifikatë me të cilën do ta rrisin konkurrencën e tyre në tregun e punës.
Sashko Jovanov nga Shoqata “Humanost” shpjegoi se nga viti i kaluar Shoqata tanimë e ka verifikuar programin për kujdes për persona të moshuar i cili implementohet nga viti 2013.
“Nga viti 2013 e deri më tani mbi 60 persona e kanë kaluar programin. Kjo mundëson edukim katërmujor me fitim të aftësive profesionale gjegjësisht kompetenca të personave të cilët e kalojnë këtë trajnim. Qëllimi ynë është që këta persona të punësohen, ndërsa pjesa më e madhe gjegjësisht mbi 80 për qind tanimë janë punësuar”, theksoi Jovanov.
Projekti do të realizohet deri më 27 dhjetor të vitit 2017, ndërsa për realizim të tij janë siguruar 153 mijë euro, prej të cilave 143 mijë nga Bashkimi Evropian dhe 10 mijë euro nga Kryqi i Kuq i Austrisë.