Projekti Rama-Vuçiq synon zhbërjen e Kosovës, thotë Abdixhiku

Lumir Abdixhiku nga LDK, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili duke polemizuar me Isa Mustafën tha që s’ka punuar kurrë dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.“Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga naiviteti apo apetiti për protagnoziëm, pak ka rëndësi, ai vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij”, ka thënë Abdixhiku.

SHPËRNDAJE