Prokuroria themelore publike e mori raportin e përkthyer të hetimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, të kryer nga ekspertët dhe hetuesit nga Policia kriminalistike federale e Gjermanisë, informojnë nga Prokuroria Themelore. Tani pesë prokurorët të cilët punojnë në lëndën e hapur për shkak të zjarrit në spitalin modular të Tetovës filluan ta shqyrtojnë raportin me qëllim që të konstatohet nëse dhe çka do të ndërmerret në drejtim të procedurës së mëtutjeshme.

“Raporti nga ekspertët gjermanë është përkthyer dhe i është parashtruar Prokurorisë themelore publike Tetovë. Prokurorët kompetentë po e shqyrtojnë, ndërsa rezultate do të krahasohen me dëshmitë e tjera të mbledhura në lëndë. Në lëndë, prokuroria vepron në mënyrë të përditësuar me qëllim që hollësisht të konstatohen të gjitha faktet për fatkeqësinë. Varësisht nga ajo se çka do të konstatohet, do të sillet vendim i prokurorisë për veprim të mëtutjeshëm të lëndës”, informojnë nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë PPRM-së.

Në zjarrin në spitalin modular më 8 shtator 2021, me ç’rast humbën jetën 14 persona, në hetimin gjatë muajit të njejtë morën pjesë edhe ekspertë dhe hetues nga Policia kriminalistike federale nga Gjermania, Raporti i tyre prej shtatë faqesh arriti në PTHP Tetovë më 14 janar, ndërkaq, meqenëse ishte në gjuhën gjermane, deri më tani është pritur për përkthimin e tij adekuat.

Prokuroria në tetor të vitit 2021 kumtoi se sipas ekspertizës së MPB-së zjarri në spitalin modular u shkaktua si pasojë e kabllos së djegur, në të cilën ishte kyçur aparati-defibrilator për reanimacion, karikuesi për telefon celular dhe një pajisje tjetër.