Telefona celularë janë gjetur tek të paraburgosurit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Gjatë kontrolleve në qelitë e burgut të Shutkës në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, ndërsa nga Prokuroria nuk japin numrin e saktë të telefonave të konfiskuar.

“Nga ana e personave zyrtare janë gjetur disa telefonë celular dhe të njëjtët janë dorëzuar për hetime”, thonë nga Prokuroria.

Deutche Welle bën të ditur se telefona janë gjetur edhe tek deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët për një kohë më të gjatë janë në Shutkë. Sipas të njëjtave burime, ata kanë qenë në kontakt me bashkëpartiakët e OBRM-PDUKM-së dhe persona tjerë, komunikim që mund të jep dëshmi shtesë për ngjarjet e 27 prillit.

Përndryshe, Prokuroria vendosi që të mbyll hetimet për 27 prillin, ndërsa gjatë kësaj jave pritet që Gjykata e Lartë të merr vendim nëse do t’u vazhdohet akoma paraburgimi deputetëve të dyshuar.