Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë kumtoi se vepron në mënyrë aktive rreth të gjitha lëndëve të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Në këtë drejtim ProkuroriaThemelore Publike – Gostivar pas thashethemeve ka formuar lëndë dhe për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme në Komisionin shtetëror zgjedhor për votim në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votimit sepse dikush ka votuar në emër të saj. Prokurori kompetent, i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna, respektivisht nëse ajo nuk ka mundur të votojë sepse paraprakisht dikush tjetër në emër të saj është nënshkruar në listën zgjedhore ose nëse ajo vetë paraprakisht e ka realizuar të drejtën e saj të votimit. Lëndë e verifikimit është edhe nëse dikush i ka përdorur dokumentet e saj me lejen e saj, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.