Sot, Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin do ta apelojë vendimin e Gjykatës Penale, e cila përcaktoi arrestin shtëpiak për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Sipas Prokurorisë, janë paraqitur dëshmi të mjaftueshme për të përcaktuar masën e paraburgimit, duke vlerësuar se mund të ndikojë te dëshmitarët dhe dëshmitë, që duhet të merren në procedurë, por edhe për shkak të rrezikut të arratisjes. Në sqarimin e gjykatës, nga ana tjetër, për vendimin e Rashkovskit për të qenë në shtëpi, dhe jo në Shutkë, thuhet se Prokuroria nuk ka dorëzuar dëshmi të mjaftueshme për paraburgim, do të thotëqë të dyshuarit nuk janë të pasur që të ndikojnë në hetim. Prokurori Publik Ljubomir Joveski mohon se Prokuroria po priste që Rashkovski të jepte dorëheqje dhe më pas të vepronte. Ai hodhi poshtë çdo ndikim nga pushteti ekzekutiv mbi rastin, duke thënë se nuk kishte asnjë sugjerim.

“Prokuroria hapi këtë rast, kur personi për të cilin po flisni ishte akoma në detyrë, dhe e hapi pas një informacioni të pranuar, pas marrjes së masave para-hetimore. Prokurori publik i cili vepron me lëndën zbuloi se ka arsye për hapjen e një hetimi, dhe hapi hetimin, dhe pastaj sipas vlerësimit të tij, duhet të ndërmerren masat e duhura kundër personit nën hetim”, tha Ljubomir Joveski, kryeprokuror.

Por, hetimi i Prokurorisë nuk do ta ndalojë procedurën e kryer në Komisionin Antikorrupsion për shqyrtimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të Rashkovskit. Kryetarja Biljana Ivanovska thotë se procedura e tyre u hap në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, ata kanë marrë dokumente nga Depozituesi Qendror dhe Agjencia e Kadastrës, por jo edhe nga Ministria e Brendshme dhe DAP-i. Sidoqoftë, ajo thotë se nëse ka pronë të fshehur, ajo nuk mund të vërtetohet.

“Ligji ynë është bërë sipas standardeve evropiane dhe është më shumë për të theksuar, dhe shkelja të jetë simbolike, turpi të jetë më i madh. Ky është thelbi i gjobave tona. Por, nëse ka indikacione se të dhënat nuk janë të besueshme së pari, atëherë do të fillohet procedurë kundërvajtëse. Nëse përcaktohet se prona është rritur në mënyrë disproporcionale, për këtë ekziston procedurë tjetër..”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

Sipas Slagjana Taseva nga “Transparency International “, Qeveria duhet të kishte shkarkuar menjëherë Rashkovskin, duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Zaev se prokurimi i softuerit për shkelje ishte i ligjshëm dhe sipas procedurës. Taseva ngre gjithashtu një numër çështjesh të tjera, që ajo thotë se duhen hetuar.

Çfarë ka bërë Byroja e Prokurimit Publik në këtë situatë, a kaloi prokurimi nëpër të gjitha procedurat atje, a u kontrollua arsyetimi i prokurimit? Ajo që Prokuroria Publike mund të bëjë tani është të hapë një hetim financiar paralelisht me hetimin penal. Për të parë se ku shkuan paratë nga ky tender, dhe çfarë ndodhi. ”

Nga katër të dyshuarit në prokurimin e softuerit, Dragi Rashkovski dhe Daniel Stançev, menaxheri i “Invoka Group” e cila e fitoi prokurimin, prej dje janë në arrest shtëpiak. Dy personat e tjerë akuzohen për përfshirje në blerjen e paligjshme të softuerit, por për ata është kërkuar masa e konfiskimit të pasaportës dhe të mos largohen nga vendbanimi. Hetimi ka të bëjë me tre prokurime publike, e para prej të cilave është për softuerin, dhe dy të tjerët lidhen me të.