Prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike nesër përsëri do të paraqesin argumente lidhur me kërkesën për paraburgim për biznesmenin Sead Koçanin, pasi të premten Gjykata Supreme vendosi që të anulojë vendimet e Gjykatës Themelore Shkup 1 dhe Gjykatës së Apelit.

Nga PSP-ja konfirmojnë se seanca është caktuar për nesër në ora 10 që gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale do të vendosë mbi kërkesën për paraburgim të Koçanit, përndryshe i dyshuari kryesor në rastin “Trust”.

Rosen Center
Sipas informatave, ai u kthye në Maqedoni në natën e premte para mesnatës, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Tabanovcë.