Prokuroria Themelore Publike ka fshehur mijëra biseda të përgjuara të Zevit për rastin “Puç”

PSP-ja e Katica Janevës ka bërë të ditur se PTHP-ja e Zvrlevskit posedon një hard disk me mijëra biseda dhe porosi nga dy telefonat e Zoran Zaevit, të gjetura në zyrën e Zvonko Kostovskit të DSK-së, por se ai disk nuk ka qenë si dëshmi në rastin “Puç”.

Sipas portali maqedonas sdk.mk, pas dorëzimit të lëndës KO.br.25 / 15 të Zyrës së Prokurorit Publik të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup, deri te Prokurori Publik, përveç dokumenteve dhe provave të tjera, është dorëzuar edhe një hard disk, i cili është vërtetuar se vjen nga zyra e DSK-së, të cilin e ka shfrytëzuar i akuzuari Zvonko Kostovski, por ky hard disk nuk është propozuar në listën e provave. E gjitha kjo është edhe në raportin gjashtëmujor të PSP-së.