Ballina Lajme Maqedoni Prokurorinë e Shkupit do ta udhëheq zëvendësi i Geshkovskës (VIDEO)

Prokurorinë e Shkupit do ta udhëheq zëvendësi i Geshkovskës (VIDEO)

Mbledhja e këshillit të prokurorëve publik e cila u mbajt sot në të cilën duhet të shkruhej konkursi për zgjedhjen e prokurorit të Shkupit pasi që prokurores së deritashme i skadoi mandati Gordana Geshkovska është anuluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Deri te zgjedhja e udhëheqësit të ri funksionin do ta kryejë zëvendësi i Geshkovskës, Jovan Cvetanovski.

Përndryshe, për Geshkovskën, ka indikacione, se eventualisht me paramendim e orienton hetimin për minimizimin e veprës që e bënë demonstruesit, rrahjen e deputetëve në Kuvend.

Pos zhvillimeve në Kuvend, Geshkovska është e njohur edhe për rastin Monstra. Ajo kërkoi dënime maksimale për të dyshuarit. Vendimi i saj shkaktoi protesta. Një pjesë e qytetarëve që protestuan para gjykatës për thyerje të dritareve të Gjyqit u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Ndryshe nga atëherë, tani Geshkovska nuk ka ndërmarrë asgjë për të përcaktuar përgjegjësinë te organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe pse policia e ka kërkuar një gjë të tillë, e as nuk ka ngritur procedurë për ata që thyen dhe shkatërruan sallat parlamentare dhe korridoret. Geshkovska është e njohur për opinionin edhe për disa lëndë të tjera. Ajo udhëhiqte rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov, si dhe rastin “Merimanga” në të cilën u dënua pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski.