Prokurorja Lile Stefanova aktualisht eshte duke punuar ne lëndën ku persona zyrtarë te vendkalimit kufitar “Bllacë” në koordinim me nëpunës të lartë te Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe të Drejtorisë së Doganave i kanë liruar dy persona, të cilët kërkohen per hetime ndërkombëtare, gjegjësisht dy veta per te cilet jane te interesuar partneret strategjikë të Maqedonise se Veriut.

Prokurorja Stefanova tani ne baze te materialeve te cila i ka marrë nga Prokuroria per Krim te Organizuar do të duhet t’i ndjekë me shumë persona, që janë funksionarë të lartë të BDI-së, bënë të ditur “Ekspres.mk”.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Prokuroria, nëse Stefanova do t’i ndjekë nëpunësit të cilët i kanë liruar personat që i kërkon Maqedonia, mundet ta rrëzoj koalicionin qeveritar mes LSDM’së dhe BDI’së, për shkak se së paku dy veta kanë perdona të rëndësishëm në BDI’në e Shkupit.

Nēse prokurorja Stefanova do te veprojë konform video-materiali dhe dokumenteve tjera dhe do t’i ndjekë personat e BDI’së gjë e cila mund të shkaktojë krizë qeveritare ku BDI’ja s’do të donte të dëshmohet me gjyq ae partia e Ali Ahmetit direkt është përgjegjëse për krim dhe korrupsion.

Nga ana tjetër nese Stefanova nuk do te veproj konform dëshmitë dhe indiciet (te cilat deshmi kane edhe njerëz jashtë prokurorisë), ajo mund te perballet me akuzë per korrupsion, pershkak se mosveprimi ndaj deshmive dmth se ajo eshte “korruptuar”.

Jozyrtarisht, nese Stefanova do te inicoj, ngrisë akuzë ndaj funksionarëve te BDI’së, partia e Ahmetit mund ta rrëzoj qeverinë e me kete te shkohet ne zgjedhje te parakohshme.