“Inkluzion social përmes teknologjisë” është titulli i projektit të USAID-it i cili sot do të promovohet në Shkup.

Qëllimi kryesor është inkuadrimi i të rinjve me pengesa në tregun e punës, ndërsa para së gjithash në sektorin me rritje të shpejtë të teknologjive informatike-komunikuese (IKT) përmes sigurimit të onlajn trajnimeve dhe trajnimeve praktike në kompanitë nga sektori i IKT-së.

Fjalim hyrës në promovimin e projektit do të ketë Xhejms Stajn, drejtor i misionit të USAID-it në Maqedoni. Projekti i USAID-it “Inkluzion social përmes teknologjisë” është implementuar nga Fondacioni iVote në partneritet me organizatën civile “Hapni dritare” dhe me Shoqatën e të rinjve dhe studentëve me hendikap. Fondacioni iVote, ei cili është bartës i projektit, është organizatë jopërfituese qëllimi i të cilit është përmirësimi i proceseve demokratike, inkluzion të grupeve të margjinalizuara dhe përforcim të kapaciteteve të sektorit civil përmes zbatimit të sistemeve inovative për menaxhim dhe për mësim.