Në Odën Ekonomike në rajonin lindorë u prezantua koncepti i dyfishtë i arsimit që ka të bëjë me përfshirjen e sektorit të afarizmit në procesin arsimor për të siguruar kudaër cilësor dhe profesional, me përvojë praktike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 
 

”Qëllimi kryesor është që përmes programit të arsimit praktik dhe përfitimit të përvojës në kompanitë, të sigurohet kuadër cilësor dhe profesional, ashtu siç u duhen kompanive”, thotë Elena Milevska – Shtërbevska, drejtoreshë e Odës Ekonomike.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Oda Ekonomike do të bashkëpunojë me shkollat e mesme profesionale për të zbatuar një pilot projekt në sferën e arsimit të dyfishtë./Telegrafi/