Nën moton “Fotografo. Xhiro. Ndaj”, sot u promovua projekti i ri VoiceUp, i cili do t’i stimulojnë krijuesit e rinj në Maqedoni në mënyrë aktive të angazhohen në krijimin e përmbajtjeve të reja dhe promovimin e tyre përmes mediave sociale.

Projekti, i mbështetur nga USAID Maqedoni, është i orientuar drejt të gjithë të rinjve të interesuar për krijim të posterëve, fotografive, muzikës, filmave të shkurtër dhe audio, përmbajtje vizuale dhe audio-vizuale përmes të cilave do të jehon zëri i tyre, qëndrim, mendim, dhe ide për të gjitha çështjet të cilat u interesojnë atyre dhe mjedisit të tyre. Ata do të kenë mundësi të fitojnë mjete për promovimin e ideve personale përmes mediave sociale dhe të njihen me fuqinë të cilën mediat sociale e kanë në shoqërinë e sotme.

Jëllmaz Dervishi, një nga organizatorët, deklaroi se projekti do të zhvillohet në disa faza në të cilat janë paraparë edhe takime njëditore për transferim të njohurive në pesë qytete nëpër Maqedoni, Manastir, Shën Nikollë, Shkup, Gostivar dhe Kumanovë.

Gjatë projektit do të xhirohet film dokumentar i cili premierë do të shfaqet në ngjarjen përfundimtare, që do të jetë përmbledhje e tërë asaj që është punuar nga ana e pjesëmarrësve.