Me liqene e kodrina artificiale, një pronë madhështore në Teksas ka një sipërfaqe prej 266 kilometrash katrorë, dhe është nxjerrë së fundmi në shitje nga miliarderi amerikan, T. Boone Pickens, për 250 milionë dollarë.

Ai që do ta blejë, do të marrë edhe 32 kilometra me përrenj artificialë, kodrina të ngritura artificialisht, pyje private për gjueti zogjsh, zona të mbrojtura për kafshët e egra, liqene artificialë, fushë aviacioni e disa shtëpi të shpërndara nëpër hyrjet kryesore të pronës.

Biznesmeni, i cili është bërë miliarder me tregtinë e naftës, njihet për faktin që një pjesë të madhe të pasurisë e ka falur për bamirësi, transmeton tch. Ai e ka modifikuar vit pas viti këtë pronë, dhe paratë e shitjes do t’ia kalojë fondacionit të tij bamirës.

89 vjeçari ka vendosur ta shesë për shkak të moshës dhe të problemeve me dëgjimin e shikimin, që sa vijnë dhe i shtohen. Siç thotë dhe vetë, tashmë i sheh të mjegullta rrugët e shumta të pronës, të cilat i ka shkelur me mijëra herë.