Por për VMRO-DPMNE-në Projekt-buxheti është joreal dhe jozhvillimorë me shum shpenzime joproduktive ndërsa kanë paralajmëruar 200 amendamente.

“Ky është buxhet me deficit të lartë me 4.3% apo 545 milion euro i cili do të sjellë një borxh publik rekord prej 65% nga BPV. Vihet në pikpyetje qëndrueshmëria fiskale përkatësisht nëse do të mundet shteti t’i shlyejë detyrimet e saja.”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.