Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë do të lëshojë shumicën parlamentare nëse Qeveria nuk i pranon vërejtjet e tyre mbi propozimin francez që kanë të bëjnë me çështjet e historisë. Maja Moraçanin thotë se një vendim të tillë do ta ndërmerr pasi propozimi të debatohet në Kuvend.

“Në rast se nuk pranohen kërkesat dhe vërejtjet tona, sigurisht që neve do të dalim nga Qeveria. Është vendim politik mbi të cilin nuk kemi kompromis”, tha Maja Moraçanin, Kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë.

Goran Milevski nga Partia Liberal Demokrate thotë se akoma nuk ka një qëndrim të prerë nëse në rast mos modifikimi të propozimit do ta lëshonte shumicën parlamentare.

“Akoma jemi në fazën e harmonizimit të qëndrimeve tona. Do të njoftoheni kur të marrim vendimin përfundimtar”, u shpreh Goran Milevski, Kryetar i Partisë Liberal Demokrate.

Pavle Trajanov i cili ishte më i zëshëm me kërcënimet publike për dalje nga Qeveria, tani konsideron se vetëm si deputet nuk mund ta rrëzon Qeverinë. Kërkesat e tij janë që propozimi të ndryshohet duke hequr çështjet historike nga propozimi dhe korniza negociuese.

“Unë vetëm si deputet i Lidhjes Demokratike nuk kamë mundësi të rrëzoj Qeverinë sepse edhe po të tërhiqen më shumë deputet, Qeveria do të mbijeton. Ka mbështetjen e më shumë deputetëve dhe një deputet më shumë ose më pak nuk luan rol”, tha Pavle Trajanov, Kryetar i Lidhjes Demokratike.

Qeveria gëzon mbështetjen e Lëvizjes Besa mbi propozimin francez, por partia e Bilall Kasamit kushtëzon ndryshimet kushtetuese.

“Vlerësoj se duhet përkrahur ky propozim në drejtim të hapjes së rrugës euroatlantike të vendit. Nëse hapen ndryshimet kushtetuese do të kemi edhe kërkesat tona që kanë të bëjnë me cenzusin prej 20 për qind të zëvendësohet më gjuhën shqipe”, theksoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

Pushteti gëzon mbështetjen edhe të deputetëve të pavarur, Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi. Situata faktike flet se Qeveria gëzon numrat për të kaluar propozimin (nëse hidhet në votim) edhe pa mbështetjen e partive të vogla parlamentare, pjesë e koalicionit parazgjedhor të LSDM-së. Subjektet tjera të përfaqësuara kryesisht me nga një deputet, nuk kanë shpalosur rezervat e tyre ndaj propozimit. Përveç 60 deputetëve të shumicës, propozimi francez mbështetet edhe nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nuk e përkrahin VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta./ Alsat.mk