Bela: Lëvizja BESA me kërkesën e saj për qeveri teknike dëshiron të i’a rritë jetën VMRO-së

Politologu Valon Bela përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ende mbetet enigmë për paratë marramendëse të shpenzuara nga Lëvizja BESA gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse kjo lëvizje gjatë gjithë kohës ka akuzuar BDI-në për keqpërdorime financiare, transmeton Zhurnal. 

Bela madje thotë se Lëvizja BESA është shkaktare kyçe se pse nuk u bashkua opozita shqiptare, dhe gjithë kjo vetëm se i ka shkuar në favor VMRO-së.

Më poshtë keni postimin e plotë të Valon Belës

Berberi rruan vetëm ata njerëz që nuk rruhen vetë por pyetja qëndron kush e rruan berberin. Me fjalë të tjera: Nëse Lëvizja Besa gjatë gjithë kohës ka akuzuar BDI-në për kqepërdorime finansiare (edhe pse nga përgjimet e dala, përveç bisedave private, nuk u dëshmua krimi i supozuar nga opozita) nuk nënkupton ikje të përgjegjësisë së vetë Lëvizjes Besa për paratë marramendëse të shpenzuara gjatë zgjedhjeve të 11 Nëntorit(të blerjes së TV-Era dhe hapjes së shtëpisë mediatike TV-Shenja, një fushatë me kosto enorme në organizim dhe materiale propaganduese) Edhe pse Wikileaks kishte publikuar shifra alarmante të themeluesit të kësaj Lëvizjeje (Partie) të tërhequra nga finansues turq, dhe kështu duke dhëshmuar dyshimet e mëhershme për mjete të ardhura nga jashtë, liria e “lejuar” nga pushteti (VMRO) për ‘manovrimet’ e tilla flet për diçka tjetër. Në vend të stopimit, pushteti (VMRO) mori timonin e kontrollimit. Kështu që Lëvizja Besa duke mos u bashkuar me LR-PDSH-në nuk arritën të rrisin numrin e mandateve të tyre, ku VMRO do të kishte pësuar humbje të mandateve si i vetmi subjekt. Tani, është absurde insistimi i Lëvizjes Besa për Qeveri teknike kur dihet fort mirë se me këtë, VMRO-së i zgjatet jeta politike si pjesë integrale e Qeverisë. Insistimi në përçarje të mëtejme të faktorit politik shqiptar është një argument shtesë për lëvizje jo produktive sidomos kur dihet se këtë iniciativë e ka ndërmarrë vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sa do denohen këto vendime kaotike të Lëvijes Besa nga elektorati shqiptar mbetet të shihet.