Shkruan Medai Shaholli

Servilizmi dhe politika nënshtruese e kryeintegristit Ali Ahmetit dhe subjekteve të tjera politike shqiptare ndaj kryeministrit Zajko nuk kanë të ndalur.

Lidhur me integrimet euro-atlantike të NMK, DUI dhe Ali Ahmeti për hir të këtyre integrimeve hoqën dorë nga zyrtarizimi i statusit të barabartë të shqiptarëve në këtë republikë të shpifur nga mentori i titizmit ”druzhe” Tito.

Kumbari i kësaj ”dërzhave” të shpifur dhe ndërmjetsi i përkdhelur i perëndimit kapitslist dhe i lindjes komuniste karkanxholli Tito, arriti të dëbojë nga trojet etnike përmes marrëveshjeve Jugosllavo-Turke për në shkretëtirën e Anadollit qindra mijëra shqiptarë.

Pansllavizmi dhe titizmi si dy politika të një ideologjie antishqiptare arritën që edhe sot përmes misionarëve të tyre në krye të partisë më të madhe shqiptare në vend siç është DUI, të zgjedhin njerzit e tyre në shërbim të pansllavizmit dhe dezertimit të kauzës kombëtare.

Gracka e Lagjes së Trimave dhe spiunimi nga integristët e Ali Ahmetit flet qartë për tradhti të lartë të idealeve kombëtare.

Pra, në emër të stabilitetit të ”vëndit” kjo klasë politike sakrifikoi dhe dezertoi idealin e çështjes kombëtare me arsyetimin banal të mosbllokimit të procese ve integruese duke i lënë ato për një rast tjetër.

Sa perfid dhe i pabesë që është Ali Ahmeti i cili me qëndrimet e tij po i përgatit qamet të zi shqiptarëve.

Ky kryeprostitutë politike i ardhur me mision të posaçëm në krye të DUI-t, me kurvicat e tij integriste ku së bashku me të gjitha partitë politike shqiptare i bënë gropën çështjes shqiptare me ndryshimet kushtetuese në janar të këtij viti, ku në të cilën nuk u shtua asnjë fjalë për statusin dhe gjuhën shqipe në këto ndryshime.

Shqiptarët e NMK pas një dekade do mund të rreshtohen në sallën e Parlamentit Europian në punimet e saj në grupe të ndryshme parlamentare si ”severno makedonca” nën flamurin e vëndit (”dërzhavës” ) të Ali Ahmetit.
Gjuhën dhe flamurin shqiptar nuk e njeh kushtetuta e këtij vendi si dëshmi e hidhur kjo ku me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, këtë dhuratë të çmuar për kryeministrin Zajko ua bënë subjektet politike shqiptare në krye me DUI-n.

Çfarë duhet të presin shqiptarët nga kryeprostituta shqiptare që po i shet interesat e kombit në emër të stabilitetit të “dërrzhavës”së tij që shkel dhe shtyp vullnetin e një populli të tërë siç jemi ne shqiptarët?

Shqiptarët atdhetarë dhe mbarë shoqëria civile jashtë subjekteve politike, duhet t’i thonë jo këtij statusi të skllavit të prangosur nga qeveria e Zajkos dhe Ali Ahmeti me integristët e tij, por të ”luftojnë” dhe të kërkojnë barazinë e plotë mes dy popujve më të mëdhenj në vend, si kusht për ekzistencën e këtij shtet kopil të shpifur dhe të mbajtur me patericat e DUI-t.

Ali Qameti, i ka “zbritur” në fund të këmbëve të mbathurat e tija dhe njëmijë e një turpe të tjera, duke shitur kështu çështjen shqiptare, ai po realizon qëllimet shoviniste sllave të mbajtjes së mëtejme të prangave të skllavërisë së re mbi shqiptarët.

Ky trimi i betejave të munguara kërkon që shqiptarët të pranojnë për hir të integrimeve europiane statusin e nomadit pa emër me përcaktim të çuditshëm si bashkësi etnike e 20 përqindëshit.
Ky është denigrimi dhe tradhëtia e radhës që po i bën shqiptarëve Ali Ahmeti me DUI dhe të gjitha subjektet politike shqiptare, duke nxjerr në ankand identitetin shqiptar.
Për hir të integrimeve euroatlantike nuk duhet të sakrifikohen të drejtat legjitime të shqiptarëve.
Në emër të paqes nuk duhet të durojmë që të denigrohemi në pafundsi nga padrejtësitë e panumërta të qeverisë së koalicionit sllavo-shqiptar.

Jo, shqiptarët nuk duhet ta pranojnë statusin denigrues të nomadit në kushtetutën shoviniste dhe antishqiptare që i trajton shqiptarët si bashkësi etnike pa emër dhe pa identitet sepse këtë bakshish na ka pështirosur si komb një dezertor i çështjes shqiptare siç është Ali Ahmeti.

Poshtë politika pansllaviste e titistit Zaev dhe komitëve të VMRO-së!
Poshtë politika tradhëtare e prostitutës Ali Ahmeti!
Rroftë populli shqiptar!

Medai Shaholli