Një studim i ri i publikuar së fundmi në revistën mjekësore të Akademisë Neurologjike Amerikane thotë se personat të cilat kanë proteinë në urinën e tyre mund të jenë më të rrezikuar për të zhvilluar probleme me memorien madje, mund të zhvillojnë edhe çmenduri.    

Hulumtuesit kanë shqyrtuar të gjitha publikimet në dispozicion sa i përket problemeve me veshkat, zhvillimit të dëmtimit të njohës apo çmendurisë, në mënyrë që të përmbledhin evidencën më të mirë për të bërë një lidhje në mes të këtyre dy kushteve.

Proteina në urinë është një shenjë e problemeve me veshkë, të cilat konsiderohen si faktorë të mundshëm të rrezikut për dëmtim të njohës dhe çmendurisë, transmeton Indeksonline.

Truri dhe veshkat janë të dyja organe dhe ndajnë të njëjtat karakteristika strukturale dhe mekanike, që i bën ato të ndjeshëm ndaj dëmtimit të enëve të gjakut.

Disa rrugë mund të lidhin sëmundjet kronike të veshkave (CKD) dhe dëmtimit njohës, duke përfshirë faktorët e përbashkët të enëve të gjakut.