Situata aktuale në gjyqësor është e nderë. Edhe përkundër asaj se hetohen dhe është paraburgos personalitet i formatit të lartë nga gjyqësori, besueshmëria është vështirë për tu kthyer tek qytetarët.

Pse, sepse një proces penal nuk është i tërë vetëm me procedimin por ai është i plotë kur ka epilog të plotfuqishëm gjyqësor për PAFAJËSI apo FAJËSI.

Egzistojnë shumë momente në gjyqësor, kur është shpërdoruar me procedimet në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale dhe me Kodin Penal, me të vetmin qëllim që të korruptuarit e formatit të lartë të kenë mundësi për ta minuar dhe stërzgjatur procesin në instancat më të larta thuaja se deri në pafundësi.

Po rikujtojë se, në dekadën e kaluar qeverisja Vmro-Bdi procesuojë dhe solli ligje jo vetëm në sferën penale por edhe për fusha tjera, me dispozita të lakueshme, me qëllim që të ndjehen më të akomoduar kur ta kenë humbur pushtetin. Pra janë një morri ligjesh me të cilat realisht u LIGJËSUA HAJNIA.

Prandaj, është nevoja për sjelljen e një amandamenti kushtetuese me të cilin do të mundësohet impenjim i PROTEKTORATIT NË GJYQËSOR. Në të kundërtën do vajtin vetëm rotacione emërimesh e zgjedhjesh, të cilët mafia politike dhe oligarkët do ti kapin në forma të ndryshme. Kështu që PANDËSHKUESHMËRIA ka të ngjarë të vazhdojë si dukuri !
(q/a)