Protesta në Bern të Zvicrës, kërkohet vrasja e Erdoganit

Mijëra protestues ishin mbledhur sot në sheshin e Bernit në afërsi të nëdrtesës së Parlamentit.

Protestuesit që ishin kundër Erdoganit, kishin parulla të ndryshme kundër presidentit turk madje në njërën nga to shihet edhe pistoleta pranë kokës së Erdoganit, duke u kërkuar vrasja e tij.

Gjatë tubimit të gjithë ata që folën kërkuan që të votohet kundër, në referendumin për zgjerimin e kompetencave të Erdoganit si president i Turqisë.

Duke e parë këtë gjendje, sot Minsitria e jashtme turke ka komunikuar me këshilltarin zviceran në Ambasadën e Turqisë, për të kërkuar shpjegime për këto protesta.

Edhe pse bartnin mesazhe që mund të cilësohen si nxitje e urrejtjes, Policia nuk ndërhyri ndaj protestuesve.