Në Maqedoni në vit kemi rreth 1350 të vdekur si pasojë e ndotjes së ajrit. Këto shifra alarmante u zbardhën në protestën e sontme të qytetarëve të Shkupit, kundër ndotjes së ajrit me moton: “Na i shpëtoni fëmijët”, transmeton Portlab.mk.

Protesta para Qeverisë për ajër, 28.12.16

Protesta te fontana e parkut të qytetit për ajër të pastër, 28.12.16

Protesta para Qeverisë për ajër, 28.12.16

Protesta te fontana e parkut të qytetit për ajër të pastër, 28.12.16

“Banka Botërore doli me statistika se ka 1350 njerëz që vdesin në vit, që i bie 4 njërëz të vdesin në ditë. Me këtë protestë fillimisht duam që të ngrejmë vetëdijën te qytetarët për pasojat e ajrit të ndotur. Të ushtrojmë presion ndaj institucioneve kompetente që përmirësimin e cilësisë së ajrit ta bëjnë prioritet të politikës së tyre”, tha njëri nga protestuesit e iniciativës së qytetarëve e cila organizoi protestat.

Protestuesi para komunës të qytetit të Shkupit

Protestuesi para komunës të qytetit të Shkupit

“Unë jam këtu sepse jam baba i fëmijës 2 vjeçar, i cili nuk del në hapsira të jashtme ngaqë ajri i ndotur është mbi normalen. Jam këtu për fëmijët të cilët e thithin këtë ajër dhe i cili shkon në mushkëri të bardha e më pas edhe në tru, ku mund të zhvillohet në kancer”, tha Llazar Gjurov.

Llazar Gjurov

Llazar Gjurov

“Duhet që paratë që shkojnë në qeveri për qëllime ekologjike, të përdoren për qëllime ekologjike, e jo për të ndërtuar përmendore. Duhet të precizohet burimi i ndotjes së ajrit dhe të ndikohet tek ai”, thotë Jovan Mazganski.

Lazar Gjurov

Jovan Mazganski

“Sot protestohet sikur vitin e kaluar, deri sa nuk pastrohet ajri, deri sa nuk kemi ajër cilësor. Si në Shkup edhe në Tetovë, Manastir, tërë Maqedoninë të gjithë e dimë se ajri është i ndotur. Jemi më kërkesë që të ndërmerren masa për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit e të cilat shpresojmë që sa më shpejtë të zbatohen”, tha Goran Jovanovski.

Goran Jovanovski

Goran Jovanovski

Çështjen e ndotjes së ajrit në Maqedoni e ndjek aplikacioni “Ajri im”. Themeluesi i këtij aplikacioni këshillon që ndërmerren hapa për tu zëvendësuar veturat e vjetra me vetura të reja.

“Ne e dimë se veturat e vjetra janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, por nuk fajësoj askënd që vozitë veturë të vjetër. Unë jetoj në Amsterdam, atje ka gjatë kohë që është zgjedhur ky problem, infrastruktura e Amsterdamit mundëson përdorimin e biçikletave. Këtu infrastruktura është e kundërt, i preferon veturat. Sot aplikacioni “Ajri im” është kompletuar dhe më në fund do ta kemi formatin  përfundimtar të përdorimit të tij nga e gjithë popullata”, themeluesi i aplikacioni “Ajri im”, matës i nivelit të ndotjes në Maqedoni.

Protestuesit marshuan deri te objekti i komunës së qytetit të Shkupit për tu takuar me kryetarin e tij, ku donin të kuptonin se a janë shqyrtuar kërkesat e parashtruara ditë më pare. Kryetari nuk ishte aty. Protestuesit lanë një letër mesazhi në hyrje të objektit.

Mesazhi për kryetarin Koce Trajanovski

Mesazhi për kryetarin Koce Trajanovski

“Qytetarët duhet të vetedijësohen për rolin e tyre në mbrojten e ajrit. Ashtu si erdhëm në këmbë deri këtu, ashtu duhët të dalim të gjithë nga veturat. Një nga masat që duhet të ndërrmerret është zvogëlim i veturave. Në qytetet Italiane 60% e veturave qenë ndaluar nga ku ndotja  ajrit ishte zvogëluar për 10%”, tha protestuesi para objektit të komunës së Shkupit.

Marshi protestues vazhdoi rrugën për te objekti i Qeverisë së Maqedonisë, ku përfunduan protestën e sontme. Nëse nuk ndërmerren masa pas kësaj, paralajmëruan protesta të tjera.

Protesta para Qeverisë

Protesta para Qeverisë