Me moton “Drejtësi për Astritin”, në Prishtinë u mbajt sot një protestë qytetare e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës u kërkua sqarimi i rrethanave që çuan në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.

Në këtë protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, familjarë të Astrit Deharit dhe përfaqësues të mediave, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësi për vdekjen e Deharit.

Protesta u mbyll me një minutë heshtje në nderim të Astritit.

Ndërkaq, rezultatet e para preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në një ekip të përzier, ku ishin të pranishëm dhe mjekë ligjor, të angazhuar nga familja e të ndjerit, flasin për mundësinë që Dehari të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes.