Dy sindikatat më të fuqishme franceze sot në Francë kanë organizuar pothujase 170 protesta kundër reformave ekonomike të presidentit francez Emanuel Makron.

Policia në Nant ka përdorë gazlotsjellës që t’i shpërndajë protestuesit.

Kjo është vala e katërt e protestave pasi Makron në maj e mori funksionin.

Punëtorët i kundërshtojnë reformat e reja të Makron, të cilat duhet që kompanive franceze t’u lehtësohet angazhimi, por edhe pushimi nga puna të punëtorëve.

Lideri i të majtës ekstreme franceze Zhan-Luk Melanshon në protestat në Marsej porositi se “lufta nuk është gati”.