Afrim Gashi:
Protestat e paralajmëruara kundër vendimit për burgosjen e babait dhe axhës së Almir Aliut, që do të mbahen ditën e hënë (22.02.2021) para Gjykatës Themelore të Kumanovës, përveç që janë e drejtë demokratike dhe revoltë qytetare ndaj vendimeve të padrejta dhe etnocentrike të kësaj gjykate, janë edhe dëshmi e fuqishme se ky shtet është i kapur dhe drejtësia vazhdon t’u shërbejë qarqeve albanofobe…
Duke i dhënë mbështetje kësaj proteste, dëshiroj t’i inkurajoj kumanovarët dhe të gjithë qytetarët e tjerë që mos të nënshtrohen ndaj padrejtësive, pavarësisht se nga kush vijnë, ndërsa pjesëmarrësit e saj i lus të kenë kujdes ndaj shëndetit, por edhe ndaj provokimeve eventuale.
Ne të gjithë jemi Almir Aliu, andaj nuk do të heshtim para padrejtësive.