Iniciativa “Merr Frymë” ka organizuar protestë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Kjo protestë do të mbahet sot duke filluar nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Iniciativa “Merr Frymë” para kësaj proteste ka dalë me disa propozime kundër ndotjes së ajrit.
Këto janë propozimet:
1. Kontrollimi rigoroz i emisioneve të makinave nga kontrollet teknike
2. Kontrollimi i ndotjes nga amvisëritë dhe banesat kolektive që përdorin qymyr për ngrohje dhe mundësisht imponimi i përdorimit të filterëve, të cilët do të subvencionoheshin pjesërisht nga institucionet shtetërore
3. Kthimi i ligjit për ndalesen e importit të makinave të vjetra
4. Krijimi i kushteve për mbylljen e Termocentralit Kosova A
Poashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dhënë porpozimet e veta:
1.Urgjentisht të përpilohet një plan aksioni për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet dhe të aprovohet me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës
2. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH
3. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.
4.Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator
5. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët
6. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik
7. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane
8. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online
Protestën e përkrahin edhe “Ta pastrojmë Kosovën” si dhe Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim. Këto dy të fundit do të kenë një aksion simbolik para Ministrisë së Ambientit.