Mijëra qytetarë kanë protestuar sonte në Jerusalem, kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Siç raportojnë mediat izraelite, të cilat i përcjell edhe AP-ja, diku rreth 10,000 qytetarë sot kanë bllokuar qytetin.

Protestat erdhën si pasojë e deklaratave për korrupsion nga Netanyahu dhe për trajtimin që ia bëri qeveria pandemisë me COVID-19.

Turma u mblodh para rezidencës së Netanyahut, duke fryrë me vuvuzela e filikaqa dhe duke valëvitur flamurin e duke bërë thirrje që ai të japë dorëheqje.

Me një popullsi prej rreth 9 milionë banorë, në Izrael janë raportuar 150,000 të infektuar me koronavirus e mbi 1,000 të vdekur.