Të enjten do të organizohet protestë në Tetovë kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të rrymës elektrike prej 7.4 për qind. Paralajmërimin e protestës e ka bë anëtari i këshillit organizativ, Arianit Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm.

Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e Enjte, me datë 6 Gusht 2020, në ora 19.00 organizohet PROTESTË në sheshin Iliria në Tetovë. Gjatë ditëve në vazhdim do ju informojmë më hollësisht me kërkesat.– Këshilli nismëtar” shkruan Arianit Xhaferi