Qytetarë turq janë mbledhur para Ambasadës së Holandës në Ankara në shenjë proteste kundër qëndrimit të autoriteteve holandeze ndaj ministres turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayman Kaya, raporton Anadolu Agency (AA).
 

Qytetarët që vijnë para Ambasadës së Holandës në Ankara në rrugën Turan Güneş me pankarta me mbishkrimin “po” dhe flamuj të Turqisë, janë duke protestuar ndaj qëndrimit të Holandës.

Nga ana tjetër, ekipet policore kanë mbyllur në dy kahet komunikacionin në rrugën ku gjendet ambasada.