Dhjetëra ushtarë të Gardës Kombëtare kanë qëndruar pranë memorialit Lincoln, për t’i monitoruar nga afër protestuesit që nuk ishin të dhunshëm.

Qindra qytetarë amerikanë ishin mbledhur për të demonstruar në memorialin Lincoln në Washington DC, pas pothuajse mbi një javë protesta të pandërprera që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd.

Imazhet e publikuar më poshtë shfaq policët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, që kishin krijuar kordonë për t’i mos i lejuar protestuesit të futen brenda nëse veç tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Por numri i madh i policëve dhe ushtarëve ka zemëruar qytetarët, të cilët pyesnin se pse kishte nevojë për një “spektakël” të tillë, kur protesta ishte paqësore dhe për asnjë moment nuk shfaqen nuanca të dhunës.