Opozita në Shqipëri sot mbajti një protestë nëpër rrugët e Tiranë, e cila fatmirësisht përfundoi e qetë, pa të lënduar.

Mirëpo, protestuesit u kujdesën që megjithatë të lënë gjurmë nëpër rrugë, me veprat e tyre vandale. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar pamje të shkatërrimit të pemëve të mbjella në qytet, luleve, dhe disa dëmeve të tjera, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Veliajt:

Po pse o pse?

Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira?

Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!

#MosVandalizoTiranen