Sot me shumicë të mirë kaloi ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO në Komisionin në Parlamentin francez dhe pritet nesër të kalojë në mbledhje plenare. Për Spanjën nuk do të doja t’i vendosë nën thjerrëz, kuptohet se ka vullnet të madh politik edhe ai ratifikim i fundit të finalizohet në mënyrë që NATO-ja ta ketë vendin e 30-të anëtar.

Këtë sot në Bruksel e deklaroi shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, i cili po merr pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të Aleancës, që paraqet përgatitjen e fundit për takimin e liderëve të Paktit veriatlantik që do të mbahet në Londër më 3 dhe 4 dhjetor.

“Mendoj se është mosmirënjohëse tani të parashikojmë kur do të formojnë qeveri edhe pse ata kanë interesim autentik burimor që këtë ta bëjnë sa më shpejtë. Me rëndësi është se jemi këtu, marrim pjesë në punë, tashmë sikur të ishim anëtare”, porositi Dimitrov.

Tha se i ka parë hapësirat e misionit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë, dhe, siç tha, rreth nesh është Sekretariati i Aleancës dhe kemi pamje strategjike drejt hyrjes kryesore të Aleancës.

“Kjo është pjesëmarrja ime e dytë si vend i ftuar në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, e para ishte në prill në ditëlindjen e Aleancës në Uashington. Jemi këtu të bisedojmë për temat të cilat janë aktuale në NATO, siguria 360 shkallë, ndarja e barabartë e barrës në kuptim edhe të financave dhe të pjesëmarrjes në misione, situatën gjeopolitike në botë dhe marrëdhëniet me aktorët e tjerë, përballja me kërcënimet hibride. Ky takim ministror para së gjithash është në drejtim të takimit të liderëve më 3 dhe 4 dhjetor në Londër dhe në atë kuptim do të bisedojmë për deklaratën finale që do të dalë nga liderët më 4 dhjetor në Londër”, theksoi Dimitrov.

Paralajmëroi se do të realizojë disa takime bilaterale mes të cilave edhe me ministrin francez të Punëve të jashtme, Zhan-Iv le Drian, si dhe me shumë të tjerë, mes të cilëve edhe me zëvendësin e ri të sekretarit të përgjithshëm Mirçea Xhoana, për të cilin tha se është mik i vjetër i rrëfimit të Maqedonisë.

Lidhur me atë si në Bruksel po kalon propozimi i Francës për ridefinim të procesit negociues, tha se mbrëmë rreth asaj çështjeje ka pasur disa biseda me ministra të vendeve anëtare të cilat ishin në Këshillin për punë të përgjithshme.

“Takimi kaloi në atmosferë të mirë, ka konsensus absolut se vendi i të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor është në BE si anëtare dhe mendoj se jemi në rrugën përballë njëri-tjetrit, vendet të punojnë së bashku të krijojmë kushte për sukses tonin dhe të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Me atë që mendoj se duhet të punojmë më shumë, e më pak të premtojmë”, theksoi Dimitrov.