Zgjedhjet e jashtëzanoshme Parlamentare në Maqedoni që pritet të mbahen në 11 Dhjetor për BDI dhe liderin Ali Ahmeti janë një ferr i vërtetë. Për disa arësye:

Llogaridhënia para elektoratit dhe votuesve shqiptar. Kësaj rradhe ky subject politik si asnjëherë më parë do ta ketë vështirë të ballafaqohet në rradhë të parë me strukturat dhe aktivistët e sajë. Do ta ketë mjaft vështirë në konsolidimin e strukturave dhe krijimin e shtabeve zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare edhe lokale për partitë e pushtetit janë testim i fuqisë së partisë dhe kuadrove të cilët kanë udhëhequr me digastere të caktuara. Më nje fjalë para votuesve do duhet te jepët llogari për punën e tyre, e më pas te flitet për ofertë dhe program parazgjedhor.

Mundësia e unifikimit të opozitës shqiptare. Edhe pse tani është faza e negociatave mes partive opozitare LRPDSH-BESA-RDK- UNITETI, Partia e Ali Ahmetit më vëmëndjen më të madhe po e ndjek këtë ngjarje. Dhe po e jep maksimumin që ky bashkëpunim të mos ndodh, poi përdor të gjitha format e saja. Madje po e lanson idenë para qytetarëve së këto Parti në rast të mos bashkëpunimit ato vec e vec nuk do marrin vota të mjaftueshme për ta fituar BDI, një paradoks qëllim keq që aspak nuk mund ta shpëtoj BDI që dal nga dal shkon drejt fundosjes.

Riaktivizimi i bombave , vdekjeprues për BDI. Shqiptarët ditëve të fundit po i dëgjojnë përgjimet e paligjshme të publikuara në fun pagin Pronto.mk. Pa hyre në detalet se kush i publikon, është e rendësishme se askush nuk dyshon në autenticitetin e e tyre. Madje as protagonistët nuk e mohojnë një gjë të tillë. Aty po bëhet demaskimi i fundit i zyrtarëve të BDI, aty kjo parti së bashku me funskionarët e saj po përshëndetet nga moral i tyre që e shndëruan atë parti në parti Don Kishotësh, parti bandash, dhe partinë më të pamoralshme në historinë e pluralizmit demokratik. Aty kemi përgjime se si funsionarët partiak e shajnë njëri tjetrin dhe shtrohet pyetja si do të takohen këto zyrtar partiak nëpër tubime parazgjedhore. Me të drejtë dikush thotë se edhe mund të vritën mës vete (mos dhashtë Zoti) nuk do ishte mirë kjo të ndodh.

Formatizimi i Listës për deputet? BDI dhe lideri i sajë këtu do e ketë problemin më të madh. Kjo parti e cila u formua nga ish- UCK e qe sot nuk ka asgje nga këto shkronja të arta, sot është bërë parti e interesit të disa grupacioneve politike. Madje është zyrtarizuar krimi dhe korrupcioni si asnjëherë më pare. Për këtë arsye apetitet janë të rritura mjaft për tu bërë pjesë e listës apo funksioneve ne BDI. Në listën për deputet do të këmi 3 grupe që do të garojnë apo kanë shprehur ambicjet. Edhe ate grupi i parë do jetë a i hijenave të vjetra ku bëjnë pjesë Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Xhevat Ademi, AbdylHaqim Ademi, Blerim Bexheti, Talat Xhaferi, Ramiz Merko, Nevzat Bejta, Grupi i Ministrave të rinjë që janë produkt i amoralitetit të sex skandalit mes Musa Xhaferit dhe Ermira Mehmetit, që janë shumë më të dobët politikisht se sa grupi i parë, edhe ate Festim Halili, Pishtar Lutfiu, Bashkim Ahmeti, Driton Kuci Arbër Ademi etj, Grupi tjetër do ishte ai reformues bredna BDI ku bën pjesë treshja e njohur problematike e cila thiret ne emër të UCK Hazbi Lika, Fatmir Deari, Izet Mexhiti ( ky i fundit nuk ka pasur lidhje me luften po nejse), dhe persona tjerë të cilët nuk janë pjesë e këtyre grupeve te lartpërmendura por kanë ndikim dhe merita në parti të cilët gjithsesi se do i shprehin ambicjet e tyre për të qenë pjesë e listave për deputet edhe ate: Beqir Hasani, Bekim Neziri, Shpat Misimi, Rafiz Haliti dhe të tjerë. Pra nëse i analizojmë këto emra disa nga të cilët janë aktiv dhe kanë qene funksionar plot 15 vite, shumica nga ataq duke u zhytur në korrupcion por duke krijuar klanet e tyre partiake, definitivisht do ketë problem jashtëzakonisht të madh në hartimin e listave për deputet, sidmos për bartës liste, apo në ate vende të sigurta për deputet.

Përse Ali Ahmetit do i konvenonte mbajtja e përbashkët e zgjedhjeve Parlamentare dhe Lokale. Edhe pse këtë kërkesë Ali Ahmeti nuk e ka bërë publike por nga burrimet tona të sigurta, Lideri Ali Ahmeti, po bën cmos që zgjedhjet e jashtëzakonshme te shtyhen dhe të mbahen bashkë me ato locale. Me të vetmin qëllim për ti rahatuar zyrtarët partiak, disa ti nominonte për deputet, disa për kryetar komunash, disa për udheheqës nëpër digastere locale, ndërsa për në ekzekutiv nuk është i sigurtë pasi që seriozisht po bindet se BDI ka shanca serioze ti humb zgjedhjet. Kjo është arësye e vetme. Dhe aspak nuk do e ketë lehte. Pasi praktika e deri tanishme e zgjedhjes se kryetarëve të degeve që ka rezultuar me grushta, kallashnikove, madje edhe vrasje, tregon se kjo parti do ketë probleme serioze dhe me të drejte Ali Ahmeti do jete në hall te madh. Dhe sado qe i lakmoheni aty lideri që ka pasur forcë, pushtet dhe para sot ose nesër askush nuk do të dontë të jetë në vendin e tij të ballafaqohet me hijena, të cilët janë të gatshëm edhe të vriten për të fituar post partiak e më pas për ty pasuruar pafund ashtu sic kanë bërë 15 vite rradhazi duke e haruar kerkesën e votuesit shqiptar, për realizimin e te drejtave të tyre, për nje prosporitet me te mire politik dhe ekonomik, dhe për një perspektive per fëmijet e tyre pë rte jetuar me mire.

©fol.mk