Shkruan: Arton Mulliqi, gazetar – RTK

Prof.Dr. Blerim Reka, është fitues i zgjedhjeve të djeshme në Maqedoninë e Veriut, ndonese ai mori vetem 10.57 % te votave ose 79.913 vota nga gjithsej 722.897 sa dolen te vlefshme.

Pse.?

Sepse ai (Reka) mori më shume vota se sa te gjitha partite shqiptare, aktuale në koalicionin qeverises ne Maqedoni, mori vota te konsiderueshme edhe nga komunat me shumice dhe udheheqje maqedonase, ne te gjitha komunat mori vota edhe nga maqedonet, dhe u ndesh me daljen teper te ulet ne zgjedhje nga popullata shqiptare, sic raportohej edhe per shkak te kercenimeve te renda.

Por çka fituan shqiptarët e Maqedonisë nga ky rezultat i dobet i prof.dr. Blerim Reka.?

Nuk fituan asgje.! Ne fakt humben shume. Humben rastin qe te fuqizojne edhe me shume poziten e tyre dhe te perfaqesohen ne nivel te larte. Humben rastin qe me voten e tyre ta bejne historine, duke bee keshtu qe tri shtete shqiptare ne ballkan te beheshin me president e kryeparlamentar shqiptar, pse jo deri neser edhe me kryeminister shqiptar.

Nuk do te kishte patriotizem me te madh, apo.?

Ne parim kjo duket pa mundur, pasi qe per te ndodhe je gje e tille, maqedonasit duhet te clirohen nga paragjykimet fashiste antishqiptare dhe Maqedonia e Veriut duhet ta arrije nivelin e demokracise evropiane dhe amerikane, psh: te behet si Amerika ose Gjermania.

Shqiptaret ne Maqedonine e veriut, humben edhe per faktin se Blerim Reka, eshte pothuajse intelektuali i fundit shqiptar ne Maqedonine e Veriut, i cili u dogj politikisht, per shkak te hesapeve te partise/ve ne pushtet me ato maqedone.!

Megjithate me voten e tyre solide per Blerim Reken, qytetaret shqiptare te Maqedonise, legjitimuan vazhdimin e rruges politike te Rekes, te cilen mendoj se ai duhet ta kete ne konsoderate.!

Perndryshe mendoj qe ecuria korrekte dhe pa demtime te medha e zgjedhjeve te nje dite me pare ne Maqedoni, sdo mend se eshte edhe merite e kultures politike qe Blerim Reka e ka treguar gjate tere fushates “te eger” per president.

PS: Mendoj qe, para hyrjes ne gare, Prof.Dr. Blerim Reka duket qe ka kalkuluar keq, duke llogaritur ne mbeshtetjen e rrjeteve sociale por dhe miqesore te njerezve, duke perfshire dhe protagonistet politik ne Kosove e Shqiperi, te cilet edhe nje here deshmuan venjen ne rend te pare te interesave dhe lidhjeve te tyre me kasten politike shqiptaro-maqedonase.

Te prifte e mbara prof.dr. Blerim Reka!